Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Atletiko fiton trofeun e “Europa League”, shkëlqen Griezmann

Atletiko fiton trofeun e “Europa League”, shkëlqen Griezmann

Finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube, nuk prodhoi surpriza, pasi ishte pikërisht Atletico Madrid që arriti të triumfojë.

Në finalen e Lyonit, spanjollët mposhtën Marseillën me rezultatin e pastër 3-0, duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren e ndeshjes.

Ndërkohë që Franca vijon të ruajë marrëdhënie ‘të ngrira’ me Europa Leaguen, pasi asnjë klub i këtij shteti nuk e ka fituar këtë kompeticion, në finalen e sotme ishte protagonist pikërisht një francez.

Antoinne Griezmann shënoi dy golat e parë për madrilenët, nga një në çdo pjesë loje, ndërsa rezultatin e vulosi Gabi në minutën e 89’.

Atletico ngre kështu për herë të 3-të këtë trofe, që nga viti 2010, moment kur u emërua Europa League. Dy triumfet e tjera janë regjistruar në vitin 2010 dhe 2012.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch