Home » Lajme, Ndërkombëtare » Austria mbyll kufirin për shkak të fluksit të madh të refugjatëve

Austria mbyll kufirin për shkak të fluksit të madh të refugjatëve

Refugjatet - 1Për shkak të përkeqësimit të situatës për shkak të ligjit të ri hungarez, Austria ka qenë e detyruar të mbyllë autostradën A4 për Hungari. Gjatë ditës së sotme në territorin austriak të krahinës Burgenland kanë arritur 19 mijë e 736 refugjatë nga Hungaria.

 

Austria ka qenë e detyruar të mbyllë autostradën A4 për Hungari për shkak të numrit të madh të refugjatëve dhe për shkak të përkeqësimit të situatës për shkak të ligjit të ri hungarez.

Sipas ligjit të rreptë për kalim ilegal të kufirit shtetëror parashihet dënim me burg.Kur bëhet fjalë për autostradën A8 në Gjermani, në kalimin kufitar Suben , është bërë për shkak të kontrolleve kufitare së autokolonës 14 kilometra e gjatë .Gjatë ditës së sotme në territorin austriak të krahinës Burgenland kanë arritur 19 mijë e 736 refugjatë nga Hungaria, fluksi më i madh i shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar. Ndërkaq Hungaria nga mesnata
në mënyrë të përpiktë është duke i aplikuar ligjet e reja dhe nuk po e lejon hyrjen në shtet “përmes linjës së gjelbërt”, kurse nga mëngjesi është mbyllur edhe kalimi në Horgosh 2 dhe refugjatët do të duhej ta kalojnë kalimin Horgosh dhe Kelebi, sepse në ato kalime nga ana hungareze do të jenë postblloqet për regjistrim.Në anën tjetër së paku 22 refugjatë, në mesin e tyre edhe katër fëmijë kanë humbur jetën në bregdetin turk kur anija është fundosur derisa ishte duke lundruar për ishullin Kos në Greqi.Rojet bregdetare kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shpëtojnë 211 njerëz, të cilët gjendeshin në anije .Agjencia turke Dogan nuk ka specifikuar origjinën e refugjatëve.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress