Home » Lajme » Autobusi me studente bie në greminë, dyshohet për 12 viktima e 30 të plagosur

Autobusi me studente bie në greminë, dyshohet për 12 viktima e 30 të plagosur

HIMARE – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studente të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’  ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studente, të gjitha vajza,  po udhëtonte drej Sarandës. Dëshmitarët deklarojnë se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 30 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qënë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.

Korespondenti i News 24 Andrea Kola raporton se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”. Për pasojë, sic tha ai, aksidenti mund të ketë pasoja shumë të rënda.

(vijon)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch