Home » Lajme » Autoritetet në Prishtinë, zotohen se nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë implementimi i marrëveshjeve të arritura në mes palës kosovare dhe asaj serbe

Autoritetet në Prishtinë, zotohen se nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë implementimi i marrëveshjeve të arritura në mes palës kosovare dhe asaj serbe

Autoritetet në Prishtinë, zotohen se nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë implementimi i marrëveshjeve të arritura në mes palës kosovare dhe asaj serbe për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërkaq nga 20 nëntori do të nisë zbatimi i marrëveshjeve tjera.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë do të mundë të lëvizin lirshëm nga njëri vend në tjetrin që nga 1 nëntori. Pikërisht grupet e ekspertëve të palës kosovare dhe asaj serbe janë pajtuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për kthimin e dokumenteve kadastrale dhe lëvizjen e lirë. Sipas zëvendëskryeministres kosovare, Edita Tahiri, e cila edhe udhëheq dialogun teknik me Beogradin, nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë të implementohet marrëveshja e parë e arritur në Bruksel më 2 korrik, për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ku do të dalin nga përdorimi të gjitha tabelat e automjeteve ilegale serbe që përdoren në Kosovë.

RTV Presheva

You can’t help a teen if you don’t understand what’s going on in their life and why take a look at the blog here they feel the way they do

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch