Home » Lajme » Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) – Njoftim per shtyp

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) – Njoftim per shtyp

AMA-LogoAMA, kërkon nga operatoret audiovizive ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës së kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone” me internet 3G.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vizionuar transmetimin e reklamës të kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone”, e cila shoqërohet me titrat: “Për të mos humbur asnjë buzëqeshje… Vodafon 3G.”

 

AMA konstaton se reklama e kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone”, ndikon drejtpërdrejt tek të miturit duke i nxitur ata që të kërkojnë të blejnë aparatin celular të

kompanisë “Vodafone” me internetin 3G, që ofron kjo kompani. Një gjë e tillë bie në kundërshtim me nenin 42 pika 7 të ligjit dhe me pikën 8.4 të Kodit të Transmetimit.

 

Më konkretisht,ligji nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, neni 42 pika 7 “Komunikimet me natyrë tregtare”, përcakton se ato:”…nuk duhet të nxisin apo të shtyjnë të miturit të blejnë apo të marrin prodhime ose shërbime, duke i nxitur drejtpërsëdrejti për të kërkuar nga prindërit ose të tjerë persona të afërm t’u marrin mallrat apo shërbimet e reklamuara, ose të shfrytëzojnë pozitën e fëmijëve në raport me prindërit, mësuesit ose persona të tjerë të afërm të tyre.”

 

Sa më sipër, AMA, kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës së kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone” me internet 3G ndersa thekson se në rast të kundërt do të vendosen sanksionet e parashikuara në ligj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch