Home » Lajme, Vendore » Avdil Halimi kandidat i “Vatrës” pèr deputet nè zgjedhjet parlamentare nè Kosovè

Avdil Halimi kandidat i “Vatrës” pèr deputet nè zgjedhjet parlamentare nè Kosovè

Qytetarët e Luginës së Preshevës për herë të parë në zgjedhjet e organizuara në Kosovë, do të kenë mundësinë të votojnë përfaqësuesin e tyre për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Avdil Halimi është alternativa që nëse merr besimin e qytetarve, do adresojë shqetësimet dhe do jetë zëri i tyre në Legjislaturën e ardhëshme, të Republikës së Kosovës.

Avdil Halimi është alternativa që nëse merr besimin e qytetarve, do adresojë shqetësimet dhe do jetë zëri i tyre në Legjislaturën e ardhëshme, të Republikës së Kosovës.

Konkretisht, kandidatura e z.Halimi do jetë pjesë e listës së LDK-së , respektivisht përmes lëvizjes “VATRA”, e cila vepron tash e sa kohë në Kosovë.

Megjithëse është hera e parë që kandidon për mandatin e deputetit, z.Halimi më herët ka qenë i angazhuar në “Unionin Studentor”, më pas “Forumin Rinor të LDK-së”, ndërkaq aktualisht është një nga biznismenët më të suksesshëm shqiptarë në rajon, ku vepron në Zvicërr.

Andaj, këto zgjedhje janë një rast i mirë që qytetarët e Luginës së Preshevës (Kosovës Lindore) që jetojnë në Kosovë, të jenë më të sinqertë ndaj vetës së tyre dhe problemeve me të cilat ata përballen, si në rrafshin social, e me theks të veçantë në atë politiko-administrativ.

Zyra për Komunikim me Publikun pranë shtabit zgjedhorë të Kandidatit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch