Home » Lajme, Vendore » Avni Arifi: KOSOVA S`KA OBLIGIM TË BËJË ASOCIACION SI INSTRUMENT TË SERBISË

Avni Arifi: KOSOVA S`KA OBLIGIM TË BËJË ASOCIACION SI INSTRUMENT TË SERBISË

Shefi i ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se osova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ai ka komentuar kështu të enjten.

“Kosova ka marrë obligim
ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit Serb në Kosovë. Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncenzus të mjaftueshëm në shoqërin e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, têrësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit. Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj”, ka shkruar ai.

Autor: rtklive.com

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch