Home » Lajme » Aziri kërkon të largohet nga Domzale, e fyejnë në baza nacionale,

Aziri kërkon të largohet nga Domzale, e fyejnë në baza nacionale,

Mesfushori shqiptar i NK Domzale të Sllovenisë ka kërkuar edhe zyrtarisht shkëputjen e kontratës së tij profesionale me këtë klub. Arsye e këtij vendimi drastik është fyerjet në baza kombëtare që i kanë bërë atij shtabi teknik dhe dy futbollist.

“Trajneri, Birjukov dhe sidomos, trajneri i portierëve, Filipovski nga Shkupi e kanë fyer rëndë Azirin, ndërsa ai ka pasur disa herë provokime edhe nga dy lojtarë të klubit, një serb i Bosnjës dhe një serb me pasaportë sllovene. Për këtë ai ka kërkuar zyrtarisht edhe shkëputjen e kontratës. Klubi nuk dëshiron ta lirojë Azirin, sepse është i kënaqur me paraqitjet e tij”, tha për “Zëri” një burim shqiptar i afërt me klubin slloven. Aziri thuhet të jetë fyer në fushë, teshatore dhe jashtë stadiumit të këtij klubi. 22-vjeçari shqiptar ishte transferuar te kjo skuadër në janar të këtij viti nga Trepça e Mitrovicës.

H.H

Let them manage their how to write an academic conclusion sales, and teach them the process of accountability

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch