Home » Lajme » Bajramaj synon sërish “t’i shkatërrojë” japonezet

Bajramaj synon sërish “t’i shkatërrojë” japonezet

Mesfushorja kosovare Fatmire Bajramaj, në ndeshjen për vendin e tretë në lojërat olimpike “Pekini 2008”, kishte shkatërruar Japoninë duke ia siguruar Gjermanisë medaljen e bronztë.

Bajramaj atëbotë ishte futur nga banka rezervë dhe kishte shënuar dy gola për fitoren me rezultat  2:0 për Gjermaninë.

Tani, Gjermania me Japoninë do të ballafaqohen të shtunën mbrëma në çerekfinale të Botërorit 2011 të femrave që po mbahet në Gjermani.

“Ka kaluar mjaft kohë që nga viti 2008. Ne kemi përparuar dukshëm, por njëjtë ka avancuar edhe Japonia. Por, e kemi synim të mposhtim edhe japonezet e të kalojmë në gjysmëfinale”, ka thënë Bajramaj, shkruan “Sport1.de” të premten.

Besides – virtual trips can take you places that wouldn’t be logistically possible in the http://essayclick.net real world

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch