Home » Opinione » Ballafaqime: NJË REAGIM ME PLOT KUPTIM

Ballafaqime: NJË REAGIM ME PLOT KUPTIM

Duke lexuar reagimin e kryetarit të organizatës joqeveritare “Guri i Zi” Fatmir Sopi me titull: “NUK NA DUHET KËSHILLI  ANTIKOMBËTAR!”, na thotë mendja se disa analistë politikë pro Partisë për Veprim Demokrat dhe Këshillit të saj jolegjitim, janë çmendur fare. Ata, mjerisht, nuk kursejnë asgjë për ta justifikuar veprimtarinë antikombëtare të këtij institucioni gjysmak, pa gjak e pa kurrizor. Këta njerëz janë pa moral, pa autoritet dhe pa dinjitet.

Pyetjes se “A është i nevojshëm Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës?”, të autorit Nehat Hyseni, të publikuar vetëm në presheva.com, bukur, shkurt e shqip iu përgjigj drejtuesi i OJQ: “Guri i Zi”, Fatmir Sopi, me dy fjalë: “JO”, ngase ky Këshill çfarë është sot, nuk vlen as për krunde, nuk ka kuadro, nuk ka autoritet, madje as dinjitet!

Pajtohemi plotësisht me reagimin e zotëri Sopit, ky Këshill, i cili qëndron mbi një këmbë e gjysmë, duhet të shpartallohet, të zhbëhet, të shthuret ngase nuk na vlen fare. Askush nuk mund t’i bindet Nehat Hysenit për t’i freskuar radhët e Këshillit

Drejtuesit e këtij Këshilli Antikombëtar, së bashku me kumbarën e themelimit duhet të japin llogari jo vetëm për lekët e ofruar nga Beogradi, por edhe për veprimet diletante, të cilat po zhveshin çdo gjë me vlerë kombëtare.

Spektri politik shqiptar i përfshirë në Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duhet sa më shpejt t’i thotë “Stop!” veprimeve çmendurake të Këshillit Antikombëtar, ndërsa individëve mercenarë si Nehat Hyseni, t’ua tërheq vërejtjen se argumentet ndjellakeqe që ofrojnë ata rreth këtij Këshilli nuk i bëjnë nder çështjes sonë kombëtare.

Reagimet e sektorit joqeveritar si ai i “Gurit të Zi”, duhet të jenë më të shpeshta në skenën tonë mediale, ngase i ndihmojnë edhe më shumë spektrit politik për të gjykuar drejt, shpejt, mirë dhe me profesionalizëm.

Nuk na mbron çështjen tonë kombëtare një Këshill Antikombëtar si ky i Luginës së Preshevës, i cili prodhon vetëm probleme, duke zhveshur çdo gjë shqiptare nga vlerat kombëtare si: Abetaren pa identitet, “Nacionalin” pa marifet si dhe një Flamur Kombëtar, të cilin po mundohet ta ndryshoj nga, ai, i shtetit amë.

Ja, zotëri Nehat Hyseni, pse unë plotësisht mbështes reagimin e Fatmir Sopit, turpi që po del nga Këshilli kinse Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk mund të përtypet e as të përbihet.

Nga Alush Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch