Home » Lajme » Ballistët: Ne nisemi drejt Beogradit

Ballistët: Ne nisemi drejt Beogradit

Tifozët e klubit tetovar të futbollit “Shkëndija” kanë kundërshtuar vendimin zyrtar të kryesive të klubeve dhe përfaqësuesve të dyja federatave të futbollit që përballjet midis Shkëndijës dhe Partizanit të Beogradit të zhvillohen pa praninë e tifozëve mysafirë. 

“Me shumë të drejtë po e themi se, aspak nuk e marrim parasysh vendimin dhe bisedën e drejtuesve të klubeve të Shkëndijës dhe Partizanit, për dy ndeshjet kualifikuese në Ligën e kampionëve evropian në futboll, të zhvillohen pa prani të tifozëve mysafirë Jemi tepër të shqetësuar me këtë gjest të pahijshëm nga ana e tyre që marrin guximin të veprojnë në diçka që nuk e kuptojnë bile aspak! Ky është udhëtimi ynë i parë dhe historik, që e kemi pritur me dekada, kemi derdhur lot që të vijmë deri te kjo ndeshje, por tani është më shumë se ndeshje futbolli, dhe dikush i papërgjegjshëm të vendos për organizimin e tifozëve, me arsye të kota punojnë prapa shpine!!!”, thuhet në reagim.

Më tutje bëhet me dije se “Ballistët” me datë 13 korrik 2011(e mërkurë) ora 10:00 të mëngjesit nisemi drejt Beogradit.

“Kërkojmë nga organet kompetente të UEFA-së por edhe këta që vendosin gjithçka kokë në vete të mendojnë edhe njëherë mirë se çka janë duke bërë. Ta shqyrtojnë situatën siç duhet se nuk kanë punë me adoleshent dhe persona me aftësi të kufizuara, por me institucion dhe kjo punë nuk mund të mbarojë edhe aq lehtë. Përndryshe do të jemi të detyruar të marrim hapa radikale, ndër to ju njoftojmë se në sezonin e ardhshëm KF Shkëndija ndeshjet e veta si vendas nuk do të mund t’i zhvillojë në Tetovë, pasi histori e rrejshme nuk na duhet”, thuhet më tej në reagimin e tifozëve.

“Ballistët” vlerësojnë se vendimi për mospraninë e tifozerisë mysafire do të jetë shkak për një situatë më të tensionuar dhe më problematike, si në Beograd po ashtu edhe në Shkup. “Dhe, mos harroni ju drejtuesit e klubit futbollistik Shkëndija se 20 korriku do të kalojë shumë shpejtë!. Më tutje mbeteni me ne në çdo ndeshje dhe besojmë se do të zbavitemi gjatë tërë kampionatit në vend!!!”, theksohet në fund të reagimit të tifozëve “Ballistat”.

This http://paper-writer.org type of technology could offer great educational value as well as helping younger students develop and master motor skills

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch