Home » Opinione » Bankrotimi civilizues i Serbisë dhe triumfi moral i shqiptarve në Beograd

Bankrotimi civilizues i Serbisë dhe triumfi moral i shqiptarve në Beograd

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

 

Si duket, dronin e hedhur më 14 tetor 2014 mbi stadiumin e Partizanit në Beograd Serbia e përjetoi, pothuajse ashtu si e përjetoi Amerika sulmin terrorist të aeroplanëve mbi kullat binjake në New York, më 11 shtator 2011! Edhepse droninishte një lodër e thjeshtë, që nuk shkaktoi kurrëfarë dëmi material!

 

Nga Kryeministri Vuçiq u cilësua si “përdhosje e dinjitetit” të Serbisë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit flet qartë për gjendjen mentale të serbëve dhe Serbisë, të cilët një imtësi mund t’i qes jashtë ekuilibrit, kur bëhet fjalë për shqiptarët!

 

Madje, nuk është hera e parë që ata ta humbin torruan fare dhe të çmenden.

Situata në tribuna ishte e çmendur që nga fillimi i lojës, meqë me histeri

shtazarake shfryhej primitivizmi antishqiptar i serbëve, me sllogane “vritni

shqiptarët!”, etj.,që sa duket, nuk i bëri përshtypje organeve të rendit dhe

sigurisë që ishin përgjegjës për ruajtjen e qetësisë dhe për mbrojtjen e mysafirëve, tifozëve të Shqipërisë në tribuna, si dhe lojtarëve në fushë.

 

Serbia u tregua fare e paaftë për ta marrë përgjegjësinë për mbrojtjen dhe sigurinë e tifozëve shqiptarë në tribuna, ku ata do bënin tifozeri sportive me simbolet e ekipit kombëtar të tyre.

 

Madje, Serbia ndaoi fare ardhjen e organizuar të tifozëve shqiptarë, si dhe simbolet kombëtare shqiptare. Madje, edhe duke arrestuar një tifoz shqiptar që kishte një shall me simbole të kombëtares shqiptare.

 

Pra, Serbia u tregua si një shtet i paaftë politikisht, profesionalisht e moralisht, për të siguruar një ndeshje futbollistike normale, duke komprometuar skajshmërisht aftësinë e pushtetit dhe qeverisë serbe, që është njëri ndër obligimet elementare të çdo shoqërie normale dhe të çdo shteti që pretendon t’i përmbushë kriteret dhe standardet elementare të normalitetit për t’u zhvilluar një ndeshje normale futbollistike.

Përkundrazi, Serbia toleroi fyerjet dhe sharjet e tilla, edhepse në stadium ishte I pranishëm fizikisht, si tifoz, edhe Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq. Ai nuk e gjeti për obligim që t’i drejtohet masave dhe t’u thotë se kjo është e patolerueshme.

 

Frustrimi i papërmbajtshëm i serbëve ishte një abnormalitet që jemi mësuar ta shohim sa e sa herë, meqë dhuna, brutaliteti dhe primitivizmi janë karakteristika imanente të mentalitetit serb. Kurse dhuna ndaj shqiptarve ishte praktikë shekullore e shtetit serb.

 

Ndoshta do të befasoheshim më tepër sikur të mos ndodhnin ato sharje e urrejtje, meqë do dukej situatë “jonormale” dhe e papritur për ne.

Histeria antishqiptare arriti kulmin me paraqitjen e dronit me fotografitë e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit dhe me hartën etnike të Shqipërisë, që  sfidoi dhe komprometoi skajshmërisht sigurimin e qeverisë së Serbisë, i cili kishte angazhuar reth nëntë mijë policë, kurse në stadium ishin mbi  katër mijë policë.

 

Këto masa të mëdha sigurie ishin organizuar për shkak të kremtimit të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit dhe ardhjes së presidentit rus, Vlladimir Putin, të nesërmen, dmth. më 15 tetor 2014.  Prandaj, masat e sigurisë ishin maksimale, si asnjëherë më parë!

 

Befasia e paraqitjes së dronit mbi stadium e kompromitoi rëndë Qeverinë e Serbisë dhe para botës e paraqiti si të paaftë për ta mbrojtur hapsirën ajrore dhe për t’a eliminuar çdo befasi, edhepse ishin mobilizuar maksinalisht për arsyet e përmendura.

 

Shpërthimi i mllefit të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i tërbuar, primitiv dhe jocivilizues dhe ka të bëjë me tentativë për ta shmangur vëmendjen e opinionit nga brishtësia dhe paaftësia profesionale e policisë dhe xhandarmërisë serbe, duke shfryrë antishqiptarizëm e urrejtje të sëmurë kundër shqiptarve.

 

Ndërkaq, lojtarët shqiptarë patën qëndrim dinjitoz dhe me guxim e vendosmëri

burrërore, patriotike dhe me heroizëm të paparë luajtën, sidomos në 20 minutat e fundit dhe patën tre raste shumë të volitëshme për të shënuar.

 

Paraqitja e dronit ishte, pra, në momentet e dominimit të ekipit shqiptar në lojë.

 

Prandaj, ndërprerja e lojës e dëmtoi më shumë ekipin shqiptar, meqë  pritej të shënonin gol, me dominimin absolut të tyre  në fushë.  Guximi i lojtarëve shqiptarë ishte për admirim dhe ata paraqesin krenari kombëtare  meqë me heroizëm mbrojtën flamurin dhe nuk lejuan  që ai të përdhosej e nëpërkëmbej.

Madje duke iu përgjigjur dhunës me të njejtën masë, pa e përfillur faktin se ishin në Serbi dhe në stadiumin që kishte  reth dyzet mijë tifozë të tërbuar serbë!

 

Po pra, të tërbuar, meqë të gjithë bërtitnin sharje e fyerje si një kor i vetëm, duke përfshirë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë serbe, që nga huliganët e deri tek Presidenti dhe Kryeministri, të cilët jo vetëm që nuk i denuan këto akte primitive antishqiptare, por iu bashkëngjitën fuqishëm atyre, duke mbështetur huliganizmin serb edhe ata u bënë pjesë, madje edhe inkurajues të  tyre.

Por, megjithatë kjo ndeshje kishte edhe një anë të mirë. Sepse, kjo ishte një

shkollë brilante brendakombëtare për ne shqiptarët, meqë e panë të gjithë nga afër çmendinë histerike antishqiptare të serbëve, pa bërë dallimin që e bënim ne më parë, duke u (vetë) ndarë ne shqiptarët, në “shqiptarë” dhe “kosovarë”!

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch