Home » Lajme, Vendore » Banorët e fshatrave Zarbicë, Priboc, Suharrën, Novosellë e Ramabuqë të vendosur ta asfaltojnë rrugën Muhoc –Zarbicë

Banorët e fshatrave Zarbicë, Priboc, Suharrën, Novosellë e Ramabuqë të vendosur ta asfaltojnë rrugën Muhoc –Zarbicë

Sot, më 27. 12. 2014,  në restorantin  Laza në lagjen Zabeli i Sahit Agës, u mbajt takimi i banorëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Ramabuqë,  Suharrën e Novosellë. Në takim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i  banorëve të ndjekur e të shpërngulur nga këto fshatra. Po ashtu, takimin e nderuan dhe e përshëndetën Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës Imet Rrahmani,  Drejtori i Drejtoratit për  Ndërtim i komunës së Bujanocit, Agim Haliti, drejtori i Departamentit për Shërbime Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Bajramali Fejzullahu, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan Fejzullah Fejzullahu, kryetari i Bashkësisë Lokale  të Zarbicës, Selami Bajrami, biznesmen, profesor etj.

Agim Haliti pasi tregoi, përafërsisht sa do

Pas debateve të shumta e të hapura, unanimisht  u vendos që asfaltimi  i rrugës Muhoc – Zarbicë nuk duhet diskutuar më, por duhet të fillohet  sa më parë.të kushtojë asfaltimi i rrugës, premtoi se komuna do ta kryejë obligimin e vet që i takon, vetëm le të grumbullohen 30 përqindëshi nga komuniteti. Qytetarët e shumtë gjatë debateve dhanë idetë e veta dhe të gjithë premtuan se do të ndihmojnë gjithsesi këtë projekt me shuma të caktuara të mjeteve financiare sipas mundësisë që kanë

Në vazhdim, nga propozimet e vetë të pranishmëve  u formua Këshilli për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbicë. Propozimet ishin gjithëpërfshirëse, përkatësisht nga secili fshat i Bashkësisë Lokale të Zarbicës. Po ashtu u propozua që Këshilli të ketë edhe anëtarët nga Diaspora.

 

Muhoc –Zarbicë asfaltojnë rrugën

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch