Home » Lajme, Vendore » Banorët e lagjes st.hekurudhorë kontribuojnë në asfaltimin e rrugës

Banorët e lagjes st.hekurudhorë kontribuojnë në asfaltimin e rrugës

Asfaltimi i rrugës Zheleznicka është zgjidhje e problemit jetik për banorët që jetojnë në këtë lagje. Ata me vullnetin e tyre të pashoq kontribuan për grumbullimin e mjeteve pjesmarrëse në realizimin e projektit në Stacionin hekurudhorë në kuadër të Planit Investiv. Pjesmarrës në realizimin e asfaltimit të rrugës është edhe pushteti lokal në Preshevë që me mjete të caktuara financiare po finalizon ëndrrën e këtyre banorëve. Edhe kësaj here i pari i komunës ka dëshmuar se mban premtimet për realizimin e projekteve që dalin si nismë e vetë qytetarëve. Asfaltimi i rrugës Zhelezniçka ka gjatësinë prej 230 metrave dhe gjerësi 3 metër e cila është përcaktuar në bazë të gjendjes faktike. Ky projekt përmbyll investimet në bashkësinë lokale Stacionin hekurudhorë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch