Home » Lajme, Vendore » Banorët e Luginës me 20 euro 7 ditë në Kosovë

Banorët e Luginës me 20 euro 7 ditë në Kosovë

Prishtinë, 18 maj – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u takua me Drejtorin e Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, me të cilin diskutoi lidhur me lehtësimin e taksave kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Pas takimit, drejtori Pacolli tha se në mbledhjen e mbajtur dje nga Asambleja e Përgjithshme e Kompanive të Sigurimeve, u vendosë se tarifat kufitare për veturat me targa të Serbisë, ku bëjnë pjesë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës të ulën.
“Ne dje kishim mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme që i përfaqësojnë të gjitha kompanitë dhe aty morëm një vendim, që tani automjetet me targat e Serbisë, që i përket edhe qytetarëve të Luginës së Preshevës, të kenë mundësinë që për 7 ditë të qëndrimi në Kosovë të paguajnë 20 euro, për dallim nga tarifa e më hershme që ishte 60 euro për 15 ditë”, tha Pacolli.
Zëvendëskryeministri Kuçi këtë vendim të Byrosë Kosovare të Sigurimeve e ka vlerësuar si një vendim të mirë që ndihmon qarkullimin e lirë për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe një qëndrueshmëri për kompanitë e sigurimit në Kosovë.
Kuçi tha se ky vendim është vullnet i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe kompanive të sigurimeve, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe të qytetarëve tjerë pa dallime etnike.

One Response

  1. 007 thotë:

    PO KSHYRNE MORE SERBIN RROGA PO I CON SERBVE NE KOSOVE KUR OSHTE JU ME THON KUSH VJEN NE KOSOVE PREJ PRESHEVE JA JAPMI 20 EURO NE JAVE JU I LYPNI PREJ FUKARAVE ALLAHILE MOS LUANI ME NEVE SE JEMI SHQIPTAR

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch