Home » Lajme, Vendore » Banorët e Malësisë së Bujanocit, të interesuar ta ndihmojnë infrastrukturën e Zarbincës

Banorët e Malësisë së Bujanocit, të interesuar ta ndihmojnë infrastrukturën e Zarbincës

Banorët e Malësisë së Bujanocit, të interesuar ta ndihmojnë takimin e Vendlindes të tre gushtit në  Zarbicë  dhe asfaltimimn e rrugës Muhoc –Zarbicë

 

25. 07. 2014, Gjilan.

Këshilli Organizues për mbajtjen e takimeve të vendlindjes në Zarbicë, më 25. 07. 2014 në hotel “Kristal”  mbajti takim  me bashkatdhetarët nga Malësia e Bujanocit.

Edhe pse pjesëmarrja ishte  vogël,  u bisedua me përkushtim për problemet e fshatrave të braktisura të Malësisë së Bujanocit, domosdoshmëria  e mbajtjes së Takimeve të vendlindjes në Zarbicë  si  dhe mundësia e asfaltimit të rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë.

 

Zarbince-takimi -2

Sejdulla Kadriu  duke iu falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe duke  ju shpreh mirëseardhje në vendlindjet e tyre  të gjithë bashkatdhetarëve  para të pranishmëve shpjegoi qëllimin  e mbajtjes së këtij takimi.  Po ashtu u  tha se  mërgimi është një plagë e rëndë, por këtë plagë të hidhur, jeta e vështirë, pushtetet antishqiptare, dhe në fund dëbimi me dhunë nga vendlindja jonë  na e kanë shtuar edhe më shumë.

Trojet tona stërgjyshore,  fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe të brezit kufitar në Karadak në kohën e pushtetit gjenocidial të Millosheviqit, gjegjësisht në qershorin e vitit 1999, përjetuan dëbimin masiv dhe, por ne atje kemi tokat tona, varret e të parëve tanë dhe asnjëherë nuk guxojmë t’i harrojmë  e t’i lëmë në  fatin e të tjerëve. Prandaj, është mirë që të investohet atje, të shikohet mundësia e kthimit ë atyre që dëshirojnë të jetojnë atje, ngase aty kemi pasuri të mjaftueshme për të krijuar jetesë të mirë.

Reshat Sylejmani u fokusua në punët që është duke i bërë Këshilli Organzues për mbajtjen e takimit të vendlindjes në Zarbicë  dhe mundësinë e përkrahjes së këtij takimi nga të gjithë.

Zarbince-takimi -1

 

Të pranishmit shprehën gatishmërinë që ta ndihmojnë takimin e Vendlindjes me mjete financiare, sikurse edhe asfaltimin e rrugës prej Muhoci  në Zarbicë.

Hasan Meta, Naim Limani të cilët ishin të pranishëm, pastaj kompania “Tali” Eshtref Shabani Fatmir Sherifi të cilët nuk ishin të pranishëm në takim përveç ndihmës financiare për takim  të vendlindjes në pagesat e autobusëve mjeteve tjera financiare kanë premtuar se  do ta ndihmojnë me mjete financiare edhe asfaltimin e rrugës. Bejtulla Abdullahu nga Suharrna tha se ne tërë jetën, mundin  dhe djersën e kemi lënë atje, prandaj edhe sot është mirë ta ndihmojmë atë vend. Edhe Xhavit Sylejmani tha se baza jonë është atje dhe lidhjen me vendlindjet tona nuk bën t’i ndërpresim

Në këtë takim u bisedua edhe për shumë probleme tjera që kanë banorët e Malësisë së Bujanocit., si qarkullimi i lirë në pikën kufitare në Muhoc, infrastruktura rrugore, siguria etj.

 

E përgatiti: Sektori për Informim i Këshillit Organizues për takimin e Vendlindjes Zarbica 2014 – Ismet Tafili  

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch