Home » Lajme, Rajonale » Banorët, në pritje të hapjes së kufirit Llojan-Miratoc

Banorët, në pritje të hapjes së kufirit Llojan-Miratoc

“Ndër vite presin që të realizohen premtimet për hapjen e vendkalimit kufitar mes Llojanit dhe Miratocit, që të vazhdojnë t’i mbajnë gjallë lidhjet e tyre familjare banorët e kësaj zone. Ata thonë se nuk dëshirojnë që vendkalimi kufitar të jetë i llojit të kufizuar në sezon veror dhe në sezon dimëror”.

Nuk jemi të kënaqur të jetë i kufizuar pasi që një pjesë e madhe e bashkëvendëseve janë të punësuar përkohësisht jashtë vendit dhe tani kur është koha e pushimit qarkullimi është shumë i madh. Jemi shumë të lidhur me Luginën e Preshevës dhe do të ishte mirë që qarkullimi të ishte 24 orë. Premtime ka pasur që nga viti 2005, madje edhe më herët por të gjitha premtime boshe”.

Ka gati 20 vite që thonë ta hapin por akoma asgjë, ndërsa ne gjithmonë shpresojmë që të hapet dhe rregullohet ky qarkullim. Komuna jonë ka 30 mijë banorë, ndërsa Presheva 36 mijë dhe neve kemi lidhje familjare, farefisnore, miqësore etj”.

https://youtu.be/jpFz5aEc8RU

Mirë ka thënë i vjetri, kur nuk ka shi bën edhe breshëri. Neve presim ndër vite të hapet. Ndoshta nuk është mirë i kufizuar, por presim të bëhet mirë”. – theksuan banorët e intervistuar për Alsat

Autoritetet vendase akoma nuk kanë marr përgjigje nga Serbia. Tentuam të kontaktojmë me kabinetin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç dhe ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç por zyrat për marrëdhënie me publikun ishin të pakontaktueshme. Jo zyrtarisht, Qeveria serbe në mbledhjen e javës së ardhshme do të diskutojë për propozim-vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc u aktualizua pas sigurimit të fondeve Norvegjeze për hapjen e pikës kufitare. Sipas propozimit, vendkalimi do të jetë vetëm për udhëtar, ndërsa është parashikuar edhe lëvizje e kufizuar gjatë periudhës verore dhe dimërore.

Adrian Kerimi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch