Home » Sport » Barazon Shqipëria, humb Kosova

Barazon Shqipëria, humb Kosova

Shqipëria ka barazuar me Maqedoninë në Strumicë, derisa Kosova u mposht në Shkodër nga Finlanda

Shqipëria ka arritur një barazim shumë të vlefshëm ndaj Maqedonisë në udhëtim me rezultat 1:1.

Pjesa e parë në Strumicë përfundoi pa gola, por në minutën e 53-të, Odise Roshi shënon me kokë pas asistimit të Armando Sadikut, duke sjellë gëzim të madh.

Por, maqedonasit kërkonin golin e barazimit dhe e gjetën me anë të Trajkovskit, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 78-të. Tifozët “Kuqezi” kanë përkrahur maksimalisht Shqipërinë në këtë ndeshje dhe meritojnë notën 10.

Ndërkohë, Kosova ka pësuar humbjen e radhës, duke mbetur e fundit në grup. Kosova u mposht në Shkodër nga Finlanda me rezultat 1:0. Kosova ka vetëm një pikë pas tetë ndeshjeve, derisa Finlanda u ngrit në kuotën e shtatë sosh.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore