Në tetë ndeshjet e Champions League në grupet E, F, H dhe G, që u luajtën sonte, u arritën kryesisht rezultate të pritshme, pos barazimit që ekipi qipriot Apoel e Nikozisë e arriti në Porto, si mysafir i kampionit portugez, si dhe fitores së Olimpiakosit grek në Athinë kundër kampionit të Gjermanisë Borussia Dortmund.
Në anën tjetër, Barcelona dhe Milan, megjithë kundërshtarët e dobët, arritën të kryejnë detyrën e shtëpisë, duke fituar me rezultatin 2-0.
Por, kështu nuk veproi edhe Chelsea, i cili mposhti belgët e Genkut me rezultat të thellë, ndërsa ekipi tjetër londinez, në sekondat e fundit të ndeshjes ia doli të mposhtë në Marsejë Olimpique Marsseille vendës me rezultat 1:0 dhe me këtë tashti i prin tabelës në grupin F.
Rezultatet:
Leverkusen 2 – 1 Valencia
Chelsea 5 – 0 Genk
Marseille 0 – 1 Arsenal
Olympiakos 3 – 1 B. Dortmund
Porto 1 – 1 Apoel
Shakhtar 2 – 2 Zenit
Milan 2 – 0 BATE Borisov
Barcelona 2 – 0 Viktoria Pëlzen