Home » Lajme » Barca dhe Milan siguruan fazën e dytë

Barca dhe Milan siguruan fazën e dytë

Dy skuadrat favorite të Grupit H, Barcelona dhe Milani, kanë siguruar fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, dy xhiro pa përfunduar faza e parë, ajo grupore.

Barcelona fitoi ndaj kampiones së Çekisë Viktoria Plzen 0:4, ndërkohë që Milanit i mjaftoi edhe barazimi 1:1 në udhëtim ndaj ekipit bjellorus, BATE Borisov. Pas katër xhirosh, Barcelona është e para në grup me 10 pikë, ndërkohë që Milani ka tetë në vendin e dytë. BATE Borisov me dy pikë dhe Viktoria Plzen me një, do të luftojnë për pozitën e dytë që siguron vazhdimin e garave në Evropë në Europa League.Lionel Messi me tre gola i dha krah Barçës drejt edhe një triumfi. Golin tjetër për skuadrën kampione të Evropës e shënoi Cesc Fabregas. Ndërkohë Milani nisi mirë ndeshjen me bjellorusët, në pjesëlojën e parë kaloi në epërsi nëpërmjet Zllatan Ibrahimoviqit, por në fillim të pjesëlojës së dytë BATE barazoi përmes Renan Bressanit që realizoi nga pika e bardhë.Ndeshja derbi e së martës mbrëma u zhvillua në Londër, ku Arsenali priti Marseillen, por mbi 50 mijë shikues në “Emirates Satdium” nuk panë asnjë gol. Këto dy skuadra vazhdojnë ta kenë fjalën kryesore në Grupin F. Arsenali është i pari me 8 pikë, kurse Marseille ka një më pak.Kampionia aktuale e Europa League, Porto, është pranë eliminimit nga “Championsi”. Kjo skuadër u mposht në Izrael nga Apoeli me shifrat 1:0. Tani Porto mban vetëm pozitën e tretë në Grupin G, me tri pikë më pak se vendi i dytë dhe katër më pak se vendi i parë.

Grupi E

Valencia – Leverkusen    3:1  (Jonas 1′, Soldado 65′, Rami 75′ – Kiessling 31′)

Genk – Chelsea    1:1      (Vossen 61′ – Ramires 26′)

 1. Chelsea    4    8

2. Leverkusen    4    6

3. Valencia    4    5

4. Genk    4    2

Grupi F

Arsenal – Marseille    0:0

Dortmund – Olympiacos    1:0

(Grosskreutz 7′)

1. Arsenal    4    8

2. Marseille    4    7

3. Dortmund    4    4

4. Olympiacos    4    3

 Grupi G

 Zenit – Shakhtar    1:0(Lombaerts 45′)

APOEL – Porto    2:1(Ailton 42′ pen., Manduca 90′ – Hulk 89′)

1. APOEL    4    8

2. Zenit    4    7

3. Porto    4    4

4. Shakhtar    4    2

Grupi H

BATE – Milan    1:1

(Bressan 55′ pen. – Ibrahimoviq 22′)

Plzen – Barcelona    0:4

(Messi 24′ pen., 45′, 90′, Fabregas 72′)

1. Barcelona    4    10

2. Milan    4    8

3. BATE    4    2

4. Plzen    4    1

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch