Home » Lajme » Barça – Real, formacionet e mundshme

Barça – Real, formacionet e mundshme

Rikthehet sërish El Clasico, këtë herë në “Camp Nou”, ku Barça dhe Reali do të luajnë ndeshjen e kthimit të superkupës spanjolle.

 

Katalanasit e Guardiolës janë favorit falë barazimit 2-2 në sfidën e parë, ndërkohë para tifozëve të vet do të kenë mundësinë t’i japin shansin edhe blerjes më të fundit, Fabregas.

 

“Cesc është stërvitur dhe është gati për të luajtur, por këtë do ta vendos pasi të flas me ndihmësat e mi”, ka pohuar Guardiola.

 “Përsa i përket ndeshjes, Reali ishte më mirë në ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojë kështu. Duhet të luajmë më mirë se ç’luajtëm në Bernabeu”, ka shtuar trajneri i Barçës.

Po kaq optimistë janë edhe në kampin madrilen.

 “Nëse luajmë si të dielën, atëherë trofeu do të jetë i yni”, ka deklaruar zëvendëstrajneri Karanka.“Do të ketë ndryshime, por formacionin do ta shihni kur të zbresë në fushë”, ka pohuar Karanka.Ndërsa e përditshmja spanjolle ka publikuar edhe formacionet e mundshme të Barçës dhe Realit:

Barcelona (4-3-3): Valdes, Alves, Mascherano, Pique, Abidal, Thiago, Busquets, Iniesta, Villa, Messi, Sanchez

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas: Ramos, Carvalho, Pepe, Marceloa, Khediar, Alonso, Kaka, Ozil, Di Maria, Benzema.

It’s got to be do my homework trashed in order for you to visit the sharpener

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch