Home » Lajme » Barca vendos fanellat me Qatar Foundation

Barca vendos fanellat me Qatar Foundation

Kuvendi gjeneral i klubit futbollistik Barcelona ka ratifikuar marrëveshjen për sponsorim me Fondacionin Katar – Qatar Foundation. 

Futbollistët e klubit katalonas gjatë pesë viteve të ardhshme do të mbajnë në fanellat e tyre logon e fondacionit.

Marrëveshja pesë vjeçare do ti sjellë të mira Barcelonës, me një buxhet prej 171 milion euro.

Katalonasit deri tani kanë mbajtur logon e UNICEF, mirëpo nuk kanë pasur asnjë leverdi nga ajo reklamë. Kryesia e klubit theksoi se me marrëveshjen e re do të mundësohet zvogëlimi i borxhit të klubit.

Ish-presidenti i klubit, Xhoan Laporta nuk votoi dhe tha se fanellat e Barcës tashmë i ngjajnë reprezentacionit të futbollit të Katarit. Por presidenti aktual, Sandro Rosel tha se klubi ka nevojë për financa për të mbetur një klub konkurrues dhe i fortë.

Parents should http://topspyingapps.com/ strive to create an environment that makes children feel safe

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch