Home » Sport » Barcelona, kampione e botës për klube

Barcelona, kampione e botës për klube

Barcelona ka bërë të qartë se kush është për momentin mbreti i futbollit pas një leksioni që i ka dhënë Santosit në finalen e Botërorit të Klubeve duke e shkatërruar 4-0. 

Katalanasit kanë shpalosur të gjithë talentin e tyre në pjesën e parë të takimit duke shënuar tre herë në portën e brazilianëve me anë të Messi, Xavi dhe Fabregas.

Në pjesën e dytë të takimit Messi vulosi rezultatin e takimit me golin e katërt.
Barcelona arrin të fitojë kështu këtë trofe për të dytën herë në historinë e klubit në Yokohama të Japonisë.
Në një ndeshje ku Barcelona pati 71% të zotërimit të topit shumë pak mund të bënte ylli i ri brazilian Neymar.
Messi u shpall futbollisti më i mirë i turneut duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Xavi Hernandez dhe Neymar (Santos).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch