Home » Opinione » BARDHYL OSMANI ( Komandant Delta), HERO I KOSOVËS LINDORE!

BARDHYL OSMANI ( Komandant Delta), HERO I KOSOVËS LINDORE!

Bardhyl OsmaniBardhyl Osmani-Komandant Delta flijoi jetën për lirinë e trojeve të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), për t’u bërë i pavdekshëm!

Shpirti i Tij i sinqertë dhe i pastër dhe zemra e heroit të gatshëm për sakrifica deri në flijim për atdhe e për Vatan, e karakterizojnë këtë figurë të madhe të Shqiptarisë, i cili ka zënë vend në faqet më të ndritura të historisë tonë të shumëvuajtur, por edhe të lavdishme kombëtare.

Bardhyli ishte një djalë shumë i edukuar, i qetë, i sinqertë dhe shumë inteligjent.

Rjedh nga një familje bujare dhe shumë e respektuar Preshevare.

Babai i tij, profesori im i respektuar dhe shumë i dashur Bejtulla Osmani, gjithmonë na ka këshilluar dhe edukuar për atdhedashuri dhe mirësi.

Poashtu edhe xhaxhai i tij, i shumërespektuari dhe i dashuri prof. i yn Osman Osmani.

Komandant Deltën, ashtu si edhe Komandant Preshevën (Rabit Rexhepin) i karakterizonte një modesti e parëndomtë, një sinqeritet, realizëm, e mbi të gjitha disiplina e ushtarakut të mirëfilltë, të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë t’i shërbenin kauzës kombëtare, duke respektuar si askush tjetër vlerësimin e situates politike nga lidershipi dhe organizimi ynë politik dhe duke nxjerrur nga ajo me profesionalizëm të paparë, detyrat ushtarake të tyre.

Këta nuk lejuan  që ndonjëri nga ushtarët e njësive të tyre të rrezikohet në asnjë moment!

Përkundrazi, rrezikun ata e merrnim mbi vete, duke u vënë si mburojë për t’i

mbrojtur ushtarët e vet si bijë të tyre, apo si themi ne “si klloçka zogjët e vet”!

Bardhyl Osmani kujtohet me dashuri dhe respekt nga të gjithë!

Ai skaliti shtigjet e lirisë së Luginës, të cilat do të ndiqen nga të gjithë ne me devotshmërinë dhe përkushtimin ndaj ardhmërisë që na e la Bardhyli amanet!

Lavdi i qoftë Bardhylit-Komandant Deltës, Hero i Shqiptarisë!

 

Jemi krenarë që të patëm dhe pikëllimin që Të humbëm shumë herët, sadopak na shuan krenaria për veprën e madhe dhe namin që Ti la pas.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Veprën dhe jetën Heroike të Bardhyl Osmanit-Komandant Deltës dhe shokëve të Tij!!!

Shkruan: Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch