Home » Lajme » Baseli kërkon 15 milionë euro për Shaqirin

Baseli kërkon 15 milionë euro për Shaqirin

Drejtuesit e Baselit u kanë bërë me dije skuadrave italiane se kartoni i mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri, kushton jo më pak se 15 milionë euro, shkruan të mërkurën “Tuttomercatoweb.com”. Skuadrat italiane si Juventus, Roma, Lazio, Fiorentina dhe Palermo janë më të interesuarat për shërbimet e Shaqirit, por ofertat e tyre prej dhjetë milionë eurosh nuk do të merren parasysh, sipas klubit zviceran.

“Klubi zviceran ka vlerësuar se Shaqiri peshon 15 milionë euro dhe vetëm skuadra e cila ofron këtë shumë apo më shumë mund të futet në negociata për Shaqirin”, shkruan sajti italian. “Juventus, Lazio, Roma, Fiorentina e Palermo e duan me çdo kusht Shaqirin në radhët e veta dhe po insistojnë në transferimin e 19-vjeçarit”.

Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershorin e vitit 2014 dhe është njëri prej talenteve më të mëdha në Evropë. Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses A të Zvicrës, me të cilën mori pjesë në Botërorin 2010, ndërkohë që me atë U21, para pak ditësh doli nënkampion i Evropës.

Pos skuadrave italiane, interesim të madh për Shaqirin kanë treguar edhe Barcelona, Manchester Unitedi, Liverpooli, Bayern Muncheni, Hamburgu e Wolfsburgu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch