Home » Lajme » Basha: Fitorja jonë e ligjshme, do drejtoj Bashkinë, duke dëgjuar zërin e qytetarëve

Basha: Fitorja jonë e ligjshme, do drejtoj Bashkinë, duke dëgjuar zërin e qytetarëve

Fituesi i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, përshëndeti të gjithë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Në një atmosferë festive, me qindra qytetarë e mbështetës së PD-së, të mbledhur para selisë blu kanë pritur me duartrokitje dhe brohërima, kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Zoti Basha iu drejtua të gjithë qytetarëve të Tiranës “Bashkëqytetarët e mi gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar në këto çaste, është një gëzim i hapur dhe një gëzim i merituar. Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi marrë një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme dhe është një shprehje e vullnetit të qytetarëve të Tiranës”.

“Tirana besoi tek një fitore evropiane. Gëzimi ynë ka qenë pjesë e fushatës sonë, Tirana na bëri një thirrje për të nxjerrë nga udhëkryqi ku ishte futur, për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë e dashur ka kohë që e meriton dhe ka kohë që e pret! ”, tha më tej Basha.

Duke ju referuar fushatës elektorale, Basha premtoi në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
“ Vizituam dhe prekëm së bashku rrugë dhe lagje. këqyrëm çdo pllakë të kësaj shtëpie të madhe. Gjatë kësaj fushate kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës do të filloj me pasion punën dhe do vazhdoj t’ju dëgjoj. Qytetarët do të kenë pushtetin në bashkinë e Tiranës”, ka deklaruar Basha, i cili ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë votuesve pavarësisht nëse votuan ose jo për të.“Tirana kërkon angazhimin e mendjeve të epura dhe sipërmarrjeve të sprovuara. Falënderoj qytetarët, i falënderoj për durimin dhe qytetarinë me të cilin pritën përfundimin e procesit. I drejtohem edhe atyre që nuk me votuan se do të punoj për ta dhe interesat e tyre”, tha Basha duke vlerësuar edhe rolin e drejtësisë në procesin e gjatë zgjedhor të Tiranës.

Më tej kryebashkiaku Basha tha se në këtë rrugë nuk jemi vetëm, kemi shumë miq dhe shokë dhe aleatë të ndryshëm, që janë të angazhuar për të tashmë dhe të ardhmen e Tiranës. Tirana është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve. Tirana na frymëzoi të gjithëve. Tirana ka nevojë për vizion. Më pas ia ka falënderuar çdo qytetar të Tiranës dhe gjithë vendit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch