Home » Lajme » Basha, kundër shkëmbimit të territoreve

Basha, kundër shkëmbimit të territoreve

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka thënë se është kundër rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit, duke e quajtur këtë si strategji kundër BE-së dhe NATO-s.

Basha ka deklaruar se PD-ja e mbështet dialogun dhe është pro njohjes reciproke Prishtinë- Beograd, si një parakusht për ecjen përpara të dy vendeve drejt anëtarësimit të plotë në BE, në rastin e Kosovës, edhe në anëtarësimit të saj në NATO.

“Pakoja e Ahtisarit nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve legjitimë të popullit të Kosovës, Parlamentit të Kosovës, për një Kosovë anëtare në BE dhe NATO”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se në momentin kur të gjitha shtetet fqinje të jenë në BE, kufijtë nuk kanë më asnjë lloj kuptimi. “Ç’kuptim ka kufiri franko-gjerman. Çdokush që ka pasur mundësinë të udhëtojë nga Franca në Gjermani, apo anasjelltas, e di se mallrat, njerëzit, kapitali, kalojnë pa asnjë farë vështirësie. BE këtë ka vlerë, që i zeron kufijtë dhe i njëson rregullat, ligjet, të drejtat e qytetarëve, pavarësisht nëse jeton në Lisbonë apo Bratisllavë, në Helsinki apo në Nikocia. Cykështë rezultati final i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE”, ka thënë ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch