Home » Lajme, Vendore » Bashkësia Islame e Kosovës në Preshevë bëri therjen e kurbaneve në Bushtran

Bashkësia Islame e Kosovës në Preshevë bëri therjen e kurbaneve në Bushtran

Edhe këtë vit Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar therjen e kurbaneve në Bushtran. Mbi 60 ka qenë numri i kurbaneve që janë therë sot dedikuar për skamnorët e nevojtarëve  të ndryshëm të komunës sonë, ka thënë anëtari i kryesisë së BIK Bejtulla Veseli.

Bashkësia Islame e Kosovës edhe këtë vit ka organizuar therjen e kurbaneve. Mbi 60 kurbane u therën sot në bashkësinë Lokale në Bushtrat ku shumë njerëz të vullnetit të mire morën pjesë në zhvillimin e këtij aktiviteti. Me këtë rast kryesia e këtij institucioni fetar në radhë të pare falënderon gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët kontribuuan në grumbullimin e kurbaneve për therje, për ti ndihmuan skamnorët e të ngjashëm, ka theksuar kështu për Radiotelevizionin Presheva anëtari I kryesisë së BIK Bejtulla Veseli.

E Bedri Mehmeti, qytetar respektivisht  vullnetar I këtij aksioni humanitar ka theksuar se duhet përshëndetur këtë aktivitet të organizuar nga BIK. Mbetemi me shpresë së vitin tjetër aksione të kësaj natyre  të kemi më tepër ka thënë ai.

Mishi I kurbaneve do tu shpërndahet gjitha familjeve nevojtare me kushte të vështira ekonomike.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch