Home » Kulturë, Lajme » Bashkësia Islame në Preshevë njofton besimtarët se si duhet ndjekur rregullat për ceremonin e festimit të Kurban Bajramit

Bashkësia Islame në Preshevë njofton besimtarët se si duhet ndjekur rregullat për ceremonin e festimit të Kurban Bajramit

Në emër të Bashkësisë Islame në Preshevë, t’ ju uroj festën e Kurban Bajramit që është ditë e premte me 31 korrik 2020. Siç jeni në dijeni se ne dhe e tërë bota jemi duke kaluar në momente të vështira të pandemisë covid 19 dhe po kalojmë në rrethana të ndryshme të jetës sonë, jemi detyruar të marrim edhe disa masa mbrojtëse për ceremonin e festimit të Kurban Bajramit.

1. Falja e namazit të sabahut të anulohet me xhematë kështu që secili prej nesh le ta fale në shtëpinë e vetë.
2.Namazi i Kurban Bajramit të falët në ora 06:03., xhemati i cili donë ta falë le të vjenë 10 minuta para kohe.
3. Të mbahet distanca si brenda dhe jashtë xhamisë.
4. Maskat janë obligative gjatë faljës se namazit të Bajramit si dhe çdo namazi tjetër ditor.
5. Të ketë dezifektues në çdo xhami
6. Sexhadet janë obligative.
7. Të gjithë ata persona që ndihen keq ose kanë ndonjë shenjë ftohje, apo ndonjë simptom të covid 19, nuk janë të mirëseardhur në xhami pa marrë parasysh moshën.
8. Hytbja të jetë sa ma e shkurtër gjatë Bajramit, max 10 minuta, po ashtu edhe hytbja e xhumasë.
9. Mos u përshëndetni me dorë me njëri-tjetrin dhe mos uroni Bajramin me përshëndetje të dorës, por sa të mundeni mbani distancen njëri me tjetrin.
10. Moskrijimi i turmave të njerëzve për urimin e Bajramit, mjafton me urime nga larg distanca.
11. Të jemi sa më të ndërgjegjshëm me njëri-tjetrin dhe të kujdesshëm.
12. Të mos perdorën abdes’hanët e xhamive dhe tualetet e saj.

Me lejoni edhe njëherë t’ju uroj festën e unitetit, drejtësisë, sakrificës, festën e Kurban Bajramit, Allahu kabull ua bëftë ata që kanë pre kurban e ja mundësoftë atyre që nuk kanë pasë mundësi!

Me fat festa e Kurban Bajramit e Allahu ju ruajtë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch