Home » Lajme » Bashkësia Islame Preshevë: Komunikat për opinion

Bashkësia Islame Preshevë: Komunikat për opinion

Në mbledhjen e mbajtur nga Shtabi Komunal për S.J., ku mori pjesë kryetari i B. Islame të Preshevës m. Ibrahim ef. Ahmedi së bashku me anëtarët e shtabit, epidemiologu nga Enti i shëndetit publik nga qyteti i Vranjës Dr. Goran Ristić, ku gjatë takimit ai analizoi dhe dha këshilla për masat shtesë.

Në këtë mbledhje u nxorrën këto konkluzione:

1. Në bazë të raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – covid 19 për tërë territorin e komunës së Preshevës, Shtabi Komunal për S.J. konstaton se gjendja epidemiologjike në komunën e Preshevës është alarmante dhe po shkon duke u përkeqsuar edhe më tepër dhe se nga popullata kërkon disciplinë dhe respektim të masave në fuqi me qëllim të ngritjes së vetëdijës shëndetësore të popullatës.

2. Në konsultim me përfaqësuesit prezent të Bashkësive Islame në Preshevë, Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë, urdhëron të gjitha xhamitë në territorin e Komunës së Preshevës të pajisen me termometër për matjen e temperaturës, me të cilin personi kujdestar do të kontrolloj temperaturën e besimtarëve në hyrje të xhamive.

3. Procedurat e të pames të reduktohen për nga numri dhe të mbahen vetëm në ambientet e hapura duke respektuar distancën dhe mbajtjen e maskës.

4. Të ndalohet frekuentimi i besimtarëve në xhami prej moshës 60 vjeçare e më lartë.

5. Drejtorati komunal për punët e inspekcionit menjëherë të dalë në terren me katër ekipe mobile dhe të kontrollojnë zbatimin e masave në fuqi, dhe për ato veprimtari që nuk i respektojnë masat në fuqi – të zbatojnë procedurën Ligjore ndëshkuese.

6. Shtabi komunal për S.J., rregullishtë do të informoj popullatën dhe opinionin për të gjitha faktet për siguri dhe shpëtim, si dhe për ndërprerjen e rrezikut për të cilat është shpallur situata e jashtëzakonshme.

Një pjesë e tekstit është marrë nga faqja zyrtare e komunës së Preshevës në facebbok.

Njofton sektori për informim pran Bashkësisë Islame të Preshevës!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch