Home » Lajme, Opinione » Bashkesitë islame takohen në Beograd

Bashkesitë islame takohen në Beograd

Prapë në duart e Beogradit , si në kohën e Nikolla Pashiqit :
“Dje, në Beograd, në vizitën e parë zyrtare të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, qëndroi Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sylejman ef. Rexhepi me zyrtarët më të lartë të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishin edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islamike dr Faredin Ebibi dhe drejtor i Medresesë së Shkupit. Delegacionin nga Maqedonia e pritën Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead ef. Nasufoviq, Myftiu beogradas Mustafa ef. Jusufspahiq, Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, kryetari i Kuvendit nga Bashkësia Islame të Sanxhakut Mustafa ef. Makiq, si dhe një numër i madh i imamëve të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Në takimin e parë të delegacioneve më të larta të dy Rijaseteve, pas njohje të ndërsjellë me funksionimin dhe organizimin e dy komuniteteve islame, kanë folur, gjithashtu, për aktivitetet e përbashkëta në të mirën e të gjithë atyre myslimanëve, që jetojnë në Maqedoni dhe në Serbi.( raporton Bota sot Nga: Sevdail  Hyseni  , 21.02.17 , )”

Po gëzim i madh ish kon` !   Me mbet hatri , pse nuk ishte Reisi i Kosovës  aty së bashku. !!!!

Dhe shikoni se sa tema interesante kanë debatuar në mënyrë jo zyrtare: Tema, që ka zënë një vend të rëndësishëm në mbledhjen e djeshme, ishte dukuria e ekstremizmit, radikalizmit dhe përfaqësimin e dobët të Islamit.  Pra , edhe” përfaqësimin e dobët të Islamit “?

“Burrat e dheut “ paskan diskutuar edhe për :  “Prandaj, bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të bashkëpunojnë në harmonizimin e veprimeve sipas parimit të qasjes tradicionale të bashkësive islame, për të mësuar brezin e ri të myslimanëve në bazë të këtij parimi, që në këto anë ekziston qe 600 vjet.”

E kam vetem nje pyetje ; i kanë përmendur poblemin e gjuhës shqipe në këto dy shtete ? Abetaret shqipe për Sanxhakun ?

Ah , edhe unë shumë po kërkoj .

Fahri Xharra

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch