Home » Lajme » Bashkim i dy shteteve të një kombi

Bashkim i dy shteteve të një kombi

Kërkesë për bashkim me Shqipërinë

Një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Kosovës do të bëjnë një kërkesë zyrtare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Një kërkesë e tillë do të bëhet nga 12 deputetë dhe pritet të firmoset nga 30 deputetë gjithsej duke bërë kështu që të mundësohet limiti për shqyrtim parlamentar të ligjshmërisë së kërkesës.Kjo kërkesë vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi të pranojë një fusnotë e cila përjashton përdorimin e termit Republikë në mjediset e jashtme diplomatike dhe të tjera.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kërkesa e deputetëve ka mbështetjen edhe të kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi. Kjo kërkesë ka mbështetje dhe nga deputetët e minoritetit turk në Kosovë.

Sakaq sot, Krasniqi duke komentuar pranimin e fusnotës nga Qeveria e Kosovës, nënkuptoi se nuk ishte pro kësaj fusnote kur tha se për të sqaruar nëse kjo është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo jo, i takon Gjykata Kushtetuese të Kosovës ta thotë fjalën e vetë. Edhe pse nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë se a është dëmtuar Kosova nga kjo fusnotë, ai ka lënë të kuptohet se zhvillimet në shoqëri, jo gjithnjë janë pozitive.

I pyetur nëse marrëveshja për fusnotën bien në kundërshtim me Kushtetutën Kosovës dhe çështjen e vendosjes për të nga vetëm një person-Hashim Thaçi, Krasniqi nuk ka dashur të flas për emra, por, sipas tij, për këtë çështje duhet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk merrem me emra të përveçëm. Por kjo çështje, është apo nuk është në përputhje me kushtetutën. Ju e dini që ne e kemi një institucion të pavarur, i cili e ka të drejtën të interpretoj e fundit vendimet apo ligjet që merren në kundërshtim me kushtetutën dhe kjo është Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa në lidhje me atë se a duhet të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend, kryekuvendari ka thënë se deri më tash këto marrëveshje kanë pasur emrin konkluzione. Sipas tij, ende nuk ka një dokument zyrtar që përcakton, nëse ato janë marrëveshje apo jo.

I pyetur nga mediat se a është humbëse Kosova nga kjo fusnotë, Krasniqi tërthorazi ka pranuar se është humbëse, duke thënë se jo të gjitha zhvillimet në shoqëri janë pozitive.

“Unë nuk jam ai që e përcaktoi, por atë e përcakton marrëveshja dhe tekstet e marrëveshjes. Por një gjë duhet të dimë. Zhvillimet në shoqëri, jo gjithherë kanë ecjen pozitive, zhvillimet në shoqëri mund të kenë edhe kthesa dhe në kthesa gjithnjë jo krejt pozitive do të ketë përfundime pozitive”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Qeveria nuk duhet të ishte ngutur në arritjen e kësaj marrëveshjeje, pasi, siç tha ai, arritja e një kohezioni politik me subjektet do të ishte edhe më e favorshme edhe për qeverinë edhe për institucionet e Kosovës.

Ndërkohë nga burime, bëhet e ditur se grupi i 12 deputetëve nismëtarë, këto ditë do vizitojë Tiranën ku do të ketë një takim me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Raportimi bëhet nga mediet greke nga të cilat po ashu mësohet se këta deputetë të Kosovës do t’i paraqesin Topit, kërkesën për bashkim të dy shteteve të një kombi.

I menjëhershëm ka qenë, reagimi i medieve greke lidhur me këtë raportim. Disa medie në Greqi, shkruajnë se pas kësaj nisme, i druhen shumë zhvillimeve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë pasi atje dihet se popullsia shqiptare është në masën e të paktën 37 për qind dhe një reaksion zinxhir do të ishte i mundshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch