Home » BDL, Lajme » Bashkimi Demokratik i Luginës pas tubimit promovues gjatë mbrëmjes së shtunë filloi fushatën elektorale në bashkësinë lokale Bukuroc

Bashkimi Demokratik i Luginës pas tubimit promovues gjatë mbrëmjes së shtunë filloi fushatën elektorale në bashkësinë lokale Bukuroc

Kandidati për këshilltarë i BDL-së, Ridvan Jonuzi para bashkëfshatarëve të vet deklaroi se ai nuk do të premtojë shumë sikur të tjetër, e që po të njëjtit harruan se ku është Bukuroca. Prioritet për BDL do të jenë disa projekte për këtë fshat si rregullimi i rrugës Bukuroc- Zhunicë si dhe përmirësimi i vendosjes së shtyllave elektrike në këtë fshat. Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani gjatë vizitës së tij në Bukuroc ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj pushtet lokal në Preshevë duke kritikuar se nuk ishin në interes të qytetarëve por ata ishin në interes të individëve apo grupeve të caktuara. Sipas zotit Destani pushteti lokal nuk ka punuar fare në fshatin Bukuroc. Skender Destani u premtoi banorëve të Bukurocës se nëse do të fitojë zgjedhjet ai do të bëjë rregullimin e rrugës Bukuroc- Zhunicë si dhe ka garantuar fshatarët për rregullimin e parkut të fshatit. Me moton me votën tuaj ndrysho të ardhmen duke rrethuar numrin tre u përmbyll tubimi i BDL-së në Bukuroc.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch