Home » Lajme, Vendore » Bashkimi demokratik I Luginës: TELEGRAM URIMI

Bashkimi demokratik I Luginës: TELEGRAM URIMI

Bashkimi demokratik I Luginës

www.bdl-psh.info

11. 06. 2012

Preshevë

Kryetarit të Republikës së Shqipërisë

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë,

Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë

 

TELEGRAM URIMI

Me rastin e zgjedhjes  së Z.Bujar Nishanit, Kryetar  të Republikës së Shqipërisë, më lejoni Z..Kryetar,Z.Kryeministër dhe Zonja Kryetare e Kuvendit tju përcjell urimet ma të përzemërta  të antarëve të Bashkimit Demokratik të Lugines dhe gjithë shqiptarëve të Luginës.

Menyra e zgjedhjes së Z.Nishani ishte konform Kushtetutës ,transparente dhe demokratike, e cila procedurë e madhëron edhe ma shumë parlamentin shqiptarë dhe perfaqsuesit e popullit shqiptarë.

Jemi mase të bindur se Shqipëria zgjodhi njeriun e duhur  Kryetar shteti.,personalitetin e të cilit e karakterizon profesionaliteti politik, urtësia dhe morali I lart I z,Nishani , të cilin e kemi parë gjatë aktivitetit 20 vjecar të tij ne sqenen politike shqiptare.

Duke besuar fort në personalitetin e Z.Nishani ,mendojm se ai do të dijë të udheheq me shtetin shqiptarë dhe njiherit dote jete President I gjithë shqiptarëve.  Presim q të ofroj bashkpunimin mes pozitës dhe opozitës ,që deri më tani I ka munguar politikës shqiptare  .dhe e cila e ka dëmtuar rend  funksionimin demokratik të shtetit shqiptar si dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duke pasur parasysh konstruktivitetin e Z.Nishani, besojmë se do te ketë sukses në udheheqjen e shtetit amë , si dhe në intensifikimin e bashkpunimit të pozitës dhe opozitës per reformat demokratike mase të nevojshme per integrimet evropiane të cilin veprim e presim me padurim edhe ne shqiptarët e Luginës.

URIME DHE GËZUAR

Bashkimi Demokratik I Lugines

Kryetari,dr.Skender Destani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch