Home » Lajme » BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINES : TELEGRAM URIMI

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINES : TELEGRAM URIMI

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINES

Kryetarit të Kosovës

Kryeministrit të Kosovës
Kryetarit të Parlamentit të Kosovës
TELEGRAM URIMI
Me rastin e 4 vjetorit të Pavarsisë së Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju përcjell në emër të të gjithë antarëve të Bashkimit Demokratik të Luginesë dhe në emrin tim personal dëshirat tona më të sinqerta Juve dhe Popullit të Kosovës.BDL e mbështet pavarësinë dhe integritetin teritorial të Kosovës,institucionet demokratike dhe të ardhmen e saj evropiane. Deri te qëllimi final iu deshte popullit të Kosovës të sakrifikoj shumë, andaj institucionet e Kosovës duhet ta kenë parasysh këtë
sakrificë dhe të punojnë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit te Kosoves ,zhvillimin e matutjeshem të institucioneve demokratike si dhe proceseve eurointegruese.Forcimi i shtetësisë së Kosoves si dhe zhvillimi socioekonomik i saj e posacërisht rrespektimi i të drejtave qytetare dhe të komuniteteve ,pervec qe është në interesin e Kosovës ,njëherit do të jetë edhe në interes të qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës.

URIME DHE GëZUAR!

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINES

dr.Skender Destani,kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch