Home » Lajme, Vendore » Bashkimi Demokratik i Luginës – Urime festën e Fitër Bajramit

Bashkimi Demokratik i Luginës – Urime festën e Fitër Bajramit

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra,
Me lejoni që në emër të antarëve të BDL-së dhe nemrin tim personal tju uroj festen
e Fiter Bajramit.
Përcollëm muajn më të begatshëm dhe më të bereqetshëm të vitit, muajn në të cilin përkushtimi ynë është i veçantë ndaj Allahut Fuqiplotë, ku përmes agjërimit dhe veprave madhështore kemi treguar sinqeritetin tonë dhe respektin ndaj obligimeve fetare.
Besimtarë të nderuar!

Uroj që këto ditë festive të Fiter Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqëve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptin e respektit të gjithë anshëm, duke u munduar që të ulim sa më shumë diferencat dhe dallimet që mund të ekzistojnë.

Më lejoni që në emër të antarëve të BDL-së, dhe në emrin tim personal juve vëllezër dhe motra besimtarë në vendlindje dhe diasporë tua urojë festen e Fitër-Bajramit, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe perspektiva për një jetë ma të lumtur dhe ma të begatshme.

Preshevë 07.gusht 2013                                Bashkimi Demokratik i Luginës
Dr.Skender Destani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch