Home » BDL, Lajme, Vendore » Bashkimi Demokratike i Luginës:KUMTESE

Bashkimi Demokratike i Luginës:KUMTESE

Bashkimi Demokratike i Luginës

www.bdl-psh.info

KUMTESE

Bashkimi Demokratike i Luginës permes kësaj kumtese per opinion shprehë
indinjatën e thellë dhe reagon ashpër ndaj aktgjykimit të shpallur dje nga gjykata
serbe e Beogradit ku u denuan 11shqiptarët e Luginës së Preshevës me 116 vite burg.
BDL konsideron se me shpalljen e ketij vendimi dhe fajsimi i shqiptareve pa asnje
fakt konret te vertetuar nga kjo gjykat,por vetem te bazuar ne deshmit e
deshmitareve te rrejshem dhe pa kredibilitet moral,kjo gjykat tregoi se kemi te
bejmë me gjykumkryekput politik anti shqiptar për të , me te vetmin faj qe kishin
keta qytetarë se ishin Shqiptar të Luginës së Preshevës.
Ne konsiderojm se shqiptarët e Luginës së Preshevës po denohen nga ky pushtet me
qellim të mbulimit te krimeve të kryera ndaj shqiptarëve nga pushteti fashist i
Milosheviqit dhe paraqitjen e shqiptareve si element destabilizues te sistemit te
tanishëm .
Ceshtja shqiptare në Luginën e Preshevës po përballet me tortura të
paberballushmenga ky pushtet torturues që ka për qellim frigsimin e shqiptareve
,per te jetuar ne Lugin pra shpernguljen e tyre nga ky rajon etnik shiptar.
BDL solidarizohet me familjaret e të gjykuarve gjithashtu , fton faktorin politik
shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth situatës së
krijuar.
Apelojmë tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori
ndërkombëtar dhe OSBE, që të reagojnë, fuqishëm pas këtij gjykimi me motive të ulëta
politike dhe ultranacionaliste nga një pushtet me mentalitet të vjetruar politik

BDL kërkoNë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e
pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të
vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse keto veprime anti shqiptarejanë të dëmshme
edhe per vetë Serbinë, popullit serb, dhe rrugetimin e saj drejt integrimeve
evropiane.

Presheve 20 shtator 2012
Bashkimi demokratik i Lugines
Kryetar,dr.SkenderDestani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch