Home » Lajme, Ndërkombëtare » Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së

“Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin  fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, transmeton Express.

Njëzet e gjashtë persona kanë kërkuar dje ndihmë mjekësore pas kontaktit që këta zyrtarë të KQZ-së patën me zarfet e ardhura nga Serbia në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Të njëjtëve u raportua se iu është shkaktuar alergji në fytyrë e në duar.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë nga rasti i djeshëm e që dyshohet se janë helmuar pas hapjes së zarfeve me votat e ardhura nga Serbia. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, derisa, po pritet për rezultateve e mostrave.

Hetimet për këtë çështje ndërkaq janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch