Home » Lajme, Vendore » Bashkimi Evropian tubon afaristët nga Kosova dhe Serbia, pjesëmarrëse edhe Lugina

Bashkimi Evropian tubon afaristët nga Kosova dhe Serbia, pjesëmarrëse edhe Lugina

Në Graçanicë, të shtunën më 9 maj, do të mbahet Forumi i biznesit Kosovë-Serbi.

Me këtë rast, pjesëmarrës të këtij eventi i cili organizohet nën patronatin e Odës Ekonomike të Evropës do të jenë afaristët kryesorë të këtyre dy vendeve.

Pjesa e Forumit është edhe Lugina e cila do të përfaqësohet nga Nexhat Behluli, i cili do të jetë i vetmi në cilësinë e të ftuarve nga ky rajon.

Pjesë e B2B2 takimeve në mes prodhuesve nga Serbia dhe Kosova do të jenë edhe prodhuesit nga komuna e Bujanocit : Agro-Adria, Termopan Glass, Profil ing dhe Megall.

Oda ekonomike e Kosoves

Idea e organizimit të këtij Forumi është që përmesë bisedave të drejtëpërdrejta të definohen rrugët e përparimit dhe kordinimit drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë.

Tashmë është e qartë se delegacionin e afaristëve nga Serbia do ta udhëheqe kryetari i Odës Ekonomike të këtij shteti, Marko Çadezh, dhe drejtori i Zyresë për Kosovë pranë Qeverisë,

canadian pharmacy onlinepriligy costcialis of canadahttp://viagra24onlinepharmacy.com/pharmacy online

Marko Gjuriç.

Nga ana tjetër , delegacionit kosovar do t’i prijë ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, dhe kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Komora serbe

Vendimi për organizimin e këtij Forumi ishte marrë në takimin e fundit i cili është mbajtur në Romë të Italisë, në kuadër të normalizimit dhe zgjerimit të aktiviteteve konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Serbi si dhe eliminimin e pengesave teknike dhe administritive në praktikë.

Oda Ekonomike e Serbisë dhe ajo e Kosovës kohën e fundit i kanë shpeshtuar takimet zyrtare, ndërsa si produkt i këtyre aktiviteteve, përveç zvoglimit të barrierave, janë vërejtur disa rezultate konkrete në teren të cilat kanë ndikuar në rritjen e volumit të këmbimeve të mallërave në të dyja drejtimet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch