Home » Lajme, Sport » Basketbollistët e Kosovës kanë pësuar humbje në duel me Britaninë e Madhe me rezultat 63:71

Basketbollistët e Kosovës kanë pësuar humbje në duel me Britaninë e Madhe me rezultat 63:71

Për Dardanët e basketbollit kjo ishte humbja e dytë në kuadër të Grupit G parakualifikues dhe kësisoj edhe humbën shpresat për kualifikim tutje. Basketbollistët tanë patën paraqitje të dobët, derisa ylli i ekipit Dardan Berisha ishte larg formës.

Britanikët e nisën mirë ndeshjen dhe e fituan çerekun e parë, 10:15. Në periudhën e dytë Kosova u këndell dhe e fitoi atë 17:13, për të mbyllur pjesën e parë me vetëm një pikë disavantazh, 27:28.

Megjithatë në dy çerekët e tjerë britanikët u treguan shumë më efikas dhe me meritë iu gëzuan fitores me tetë pikë epërsi.

Gabriel Olaseni me 15 pikë ishte më i miri te Britania, ndërsa te Kosova Drilon Hajrizi realizoi 17 pikë.

Kosova mbetet e fundit në grup me dy humbje. Luksemburgu e Britania prijnë me nga një fitore secila.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch