Home » Sport » Bayern Munchen shkatërron Barcen

Bayern Munchen shkatërron Barcen

Eshtë goli i knock out është goli që shënon një moment histrorik në futbollin e kësaj dekade, goli që gjunjëzon Barcelonën, kurrë nuk e kishim parë kështu duke përdorur këtë frazë të gjunjëzuar vjen nga Tomas Myler në ndeshjen e tij të 200- të me Bajernin e Mynihut nis dhe mbyll pokerin bavarez, për të na konfirmuar superfuqinë e momentin në futbollin europian. Një 4-0 që tingëllon si hakmarrje për disfatën e vitit 2009 por që hap një epokë të re. Bavareztë ishin spektakolarë në Alianz Arena duke e bërë Barcelonën të dalë nga fusha të skuqur si ngjyrat e vetë impiantit bavarez.

Polemikat do të vijojën gjatë ndoshta për tre golat e gjermanëve por nuk janë një alibi për Barcelonën që nuk arriti të ngrejë kokë kundër një skuadre moderne dhe superiore në planin taktik e sidomos atë fizik. Ishin pikërisht gjermanët që u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e dytë me Arjen Roben që i vetëm para portës preferoi të tentojë vetem duke injoruar Mario Gomez krejtësisht të lirë , goli i avantazhit vjen në minutin e 25 nga Tomas Myler i cili merr topin nga Dante që duket se përdor pak duart për t’u ngritur më lart se kundërshtari. 4 minuta më vonë Messi është një kohë pas krosimit të Pedros për të barazuar ndërsa në të 32 gjermanët pretendojnë një 11 metërsh për prekjen me dorë të Sancez por arbitri nuk vërshëllen.

Pjesa e parë mbyllet me gjermanët në avantazh ndërsa e dyta është një mankth për katalansit në minutën e 49 dyfishon Mario Gomez në një gol që duket si fotokopje e së parës edhe pse sulmuesi duket në fillin e pozicionit jashtë loje. Në minutat në vijim Barcelona përpiqet të ndryshojë ritmin por Bajerni nuk rrezikon asgjë. Edhe goli i tretë i bavarezëve shënohet nga një parregullsi në arbitrim Arjen Roben me të majtën nga e djathta gjen cepin e kundërt të portës por aksioni i holandezit ndihmohet padyshim nga fauli i Myler që pengon markimin e Jordi Albas, Barcelona rrezikon gremisjen dhe goli i katërt vjen pas një pune të shkëlqyer të David Alabas dhe Frenk Riberi në të majtë duke i dhënë mundësinë Myler të vulosë një rezultat historik, Barcelona nuk ia del të regjë kokë, Bajerni e ka gjunjëzuar si vështirë se dikush mund ta parashikonte një 4-0 që e bën shumë të komplikuar edhe për katalanasit më të flaktë shqiptimin e fjalës “Remuntada” për takimin e kthimit në Camp Nou.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch