Home » Sport » Bayerni i lumtur që angazhoi Shaqirin

Bayerni i lumtur që angazhoi Shaqirin

Gjiganti gjerman Bayern Muenchen të enjten ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Baselit, Xherdan Shaqiri.

Kosovari do t’i bashkohet Bayernit në verën e këtij viti, ndërsa me skuadrën bavareze ka firmosur kontratë katërvjeçare.

“Jemi shumë të lumtur që kemi transferuar Xherdan Shaqirin, një prej talentëve më të kërkuar në futbollin evropian”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger, për faqen zyrtare të klubit të enjten.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, mirëpo thuhet se ajo është rreth 12 milionë euro. Asnjë futbollist shqiptarë nuk ka luajtur më parë në një skuadër kaq të madhe sa Bayern Muencheni dhe për asnjë lojtar shqiptar nuk është paguar kaq shumë.

“Xherdani me inteligjencën e tij të lojës dhe me driblingun do të na forcojë shumë edicionin e ardhshëm. Unë e kam përcjellë Shaqirin një kohë të gjatë dhe jam bindur se ai mund të jetë lojtar i rëndësishëm në Bayern”, ka thënë trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch