Home » Lajme, Vendore » BDL ka mbajtur sot tubimin qendror në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

BDL ka mbajtur sot tubimin qendror në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

BDL ka mbajtur sot tubimin qendror në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, me çrast ka mbyllur edhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 6 majit. Të gjithë kandidatët e mundshëm për këshilltarë në asamblenë e ardhshme të komunës së Preshevës, u prezantuan edhe njëherë para simpatizantëve të BDL-së të cilët gjatë gjithë kohës janë pritur me duartrokitje të mëdha. Ata kërkuan që më 6 maj të largohet pushteti që është i dëmshëm për qytetarët, e ai pushtet është ky që është sot. E kryetari i BDL-së Skender Destani, tha se platforma e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e qartë dhe askush nuk mund ta ndryshojë me deklarata të llojllojshme. Destani tha se i mbështet parimet e grupit të kontaktit për mos ndryshim të kufijve, por nëse bashkësia ndërkombëtare ndryshon këto parime, atëherë ta kenë të qartë të gjithë se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën. Simpatizuesit e BDL-së në fund i argëtuan edhe këngëtari Agim Kadriu dhe këngëtarja Nora Istrefi. Tubimi qendror i BDL-së u përmbyll duke kërkuar që më 6 maj të votohet numri 3.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch