Home » BDL » BDL – shënon dhjetë vjetorin e themelimit

BDL – shënon dhjetë vjetorin e themelimit

BDL  ka shënuar dhjetë vjetorin e saj , që kur doli në skenë politik e si subjekti më i ri politik në Preshevë. Me këtë rast ka thënë se forca e tij politike do të bashkëveproj më të gjitha partitë politike në Luginë për interesat e shqiptarëve të këtij rajoni.

Ishte dhjetori  I vitit 2003 , kur  skenës politike në Preshevë iu bashkëngjitë subjekti më i ri politik Bashkimi Demokratik I Luginës me kryetar dr.Skender Destani. Me këtë rast   BDL  ka shënuar dekadën e parë të funskionit të saj në skenën politike.

Kreu i BDL me rastin e këtij solemniteti ka folur për rrugëtimin dhe sfidat e BDL , duke nisur nga hyrja në pushtetin lokal të vitit 2004 , e deri tek hartimin i dokumenteve bazë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Destani me këtë rast k potencuar edhe bisedimet me palën serbe , sipas të cilit , pala serbe nuk po tregn gatishmëri për zgjidhjen e problemeve në Luginë. I pari i BDL me këtë rast ka ftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndikojn në përshpejtimin ee bisedimeve .

Janë plot dhjetë vit kur ndryshoi skena politike në Preshevë .Konkurrenca ishte gjëja e mirë e asaj kohe , kur me daljen e BDL , u ringjall politika vendore   dhe ky subjekt politik ndihmoi në reformat dhe orientimet politike në Luginë ka thënë kështu kryetari i PDSH-ës Ragmi Mustafa.Ndërkaq për kreu e PD dhe kryetarin e komunës së Bujanocit ,lideri i BDL ka dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare , duke e cilësuar patriot për vendim e marra , sa herë që Lugina është cënaur.Në fund kreu u BDL ka thënë se forca e tij politike do të bashkëveproj më të gjitha partit politike në Luginë për interesat e shqiptarëve të këtij rajoni.Me rastin e 10 vjetori BDL e uruan edhe shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore , Unioni i afaristëve dhe  Këshilli për të drejtat e njeriut .

Rtv Presheva

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch