Home » Lajme » BDL zyrtarishtë pjesë e pushtetit lokal

BDL zyrtarishtë pjesë e pushtetit lokal

PDSH, RD dhe BDL do të udhëheqin pushtetin lokal në komunën e Preshevës gjatë katër viteve të ardhshme. Këtë e kanë konfirmuar dy liderët ai i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe i BDL-së Skender Destani të cilët kanë firmosur edhe zyrtarisht marrëveshjen për qeverisjen vendore.

Për Skender Destanin marrëveshja parasheh bashkëpunimin 4 vjeçar dhe ndarjen e funksioneve në bazë të 840 votave të BDL-së, kurse për PDSH-në me 22 këshilltarët do të ketë stabilitet shumë të fuqishëm të pushtetit lokal.

 

Në nenin 1 të marrëveshjes thuhet:

Me këtë marrëveshje rregullohen raportet e bashkëpunimit për funksionimin e pushtetit lokal në Komunën e Preshevës si dhe ndarjen e funksioneve dhe përgjegjëesive në mes të PDSH-së dhe BDL-së deri në fund të mandatit 4 vjeçar. Neni 2 thotë se bashkëpunimi dhe ndarja e funksioneve është i bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit. Në nenin 3 janë të ndarë 5 funksionet që udhëheqë BDL në pushtetin lokal:Zv/kryetar i Komunës, zv/kryetar i Kuvendit Komunal, 1 anëtarë në Këshillin Komunal, 1 ndihmës kryetar, dhe zv/kryeshefin e administratës komunale.

Sipas këtyre funksioneve kryetari i PDSH-së thotë se partneri i koalicionit do të ketë qasje në të gjitha institucionet e pushtetit lokal, kurse BDL sipas Destanit do të mbrojë votat që i ka besuar elektorati.

Skender Destani thotë se është nënshkruar marrëveshja me PDSH-në pasi beson se pushteti do të jetë mjaftë funksional, kjo pasi që edhe në nenin 5 thuhet se të gjitha çështjet që nuk janë përfshi në këtë marrëveshje do të zgjidhen me mirëkuptim në momentin e paraqitjes së tyre në interes të funksionimit të pushtetit lokal dhe me iniciativë të cilësdo palë nënshkruese të kësaj marrëveshje. Edhe në nenin 4 thuhet se të gjitha vendimet nën kompetencën e pushtetit lokal do të merren me konsensus, në bashkëpunim dhe koordinim në mes dy, eventualisht tre palëve si partnere të koalicionit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch