Home » Lajme, Ndërkombëtare » BE dakordohet të mbyllë menjëherë kufijtë

BE dakordohet të mbyllë menjëherë kufijtë

Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të vendosin një ndalim 30-ditor të udhëtimit për shumicën e shtetasve të huaj për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Liderët e BE ranë dakord të mbyllnin menjëherë kufijtë e jashtëm të bllokut 27-vendesh.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, tha që propozimi i zyrtarëve të BE-së ka marrë një mbështetje të madhe nga vendet anëtare.

“Zbatimi varet prej tyre. Ata thanë se do ta bënin menjëherë,” tha Von der Leyen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se liderët evropianë ranë dakord gjatë një video-konferencë me propozimin e Komisionit Evropian për të vendosur një ndalim të hyrjes në BE me “përjashtime shumë-shumë të kufizuara”.

“Udhëheqësit gjithashtu ranë dakord të koordinojnë kthimin e qytetarëve të BE-së jashtë bllokut,” shtoi Merkel.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një pandemi globale për shkak të përhapjes së koronavirusit. Më shumë se 7,500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, dhe mbi 180,000 raste të infeksionit koronavirus janë konfirmuar në gati 160 vende.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch