Home » Lajme, Ndërkombëtare » BE ia tërheq vërejtjen Turqisë: nuk mund të kthehet dënimin me vdekje

BE ia tërheq vërejtjen Turqisë: nuk mund të kthehet dënimin me vdekje

Bashkimi Evropian i ka kujtuar Turqisë se duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë ndëshkimin me vdekje

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i ka kujtuar Turqisë dhe presidentit Rexep Tajip Erdogan se duhet të veprojë në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të mos e rikthejë ndëshkimin me vdekje.

Mogherini iu përgjigj kërkesës së gazetarëve në Bruksel për të komentuar spekulimet se Turqia mund të ekzekutojë organizatorët e grushtshtetit të dështuar më 15 korrik. “Asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian nëse zbaton dënimin me vdekje”, tha ajo, citon REL.

Mogherini tha se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimin kapital në gjithë kontinentin.

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka thënë se ekziston mundësia që në këtë vend të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grusht-shtet nga një pjesë e ushtrisë së vendit. Autoritetet turke tashmë kanë arrestuar mbi 7,500 veta, në mesin e tyre ushtarakë të lartë dhe gjykatës, nën dyshimet se kanë organizuar puç.

Qeveria tha të hënën se 208 njerëz, përfshirë 145 civilë, janë vrarë në dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare, autoriteteve turke kanë arrestuar 103 gjeneralë dhe admiralë pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, ndërsa rreth 8,000 policë janë pezulluar nga puna po ashtu.

/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch