Home » Lajme » BE ngul këmbë: Liberalizimi i vizave, pas demarkacionit

BE ngul këmbë: Liberalizimi i vizave, pas demarkacionit

Këtë qëndrim rreth vizave, evropianët ia ritheksuan mbrëmë ministres së Integrimit.

Krahas luftimit të korrupsionit, edhe Demarkacioni me Malin e Zi, është kusht i panegociueshëm për Brukselin dhe vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve Kosova mund t`i japë fund izolimit dhe të lëvizë pa viza.

Këtë qëndrim rreth vizave, evropianët ia ritheksuan mbrëmë ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, përcjell televizioni publik.

Të mërkurën, diplomati Christian Danielsson, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka thënë se qëndrimi i BE-së për demarkacionin është i prerë. Kjo iu kërkua edhe presidentit Hashim Thaçi gjatë vizitës në SHBA.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress