Home » Lajme » Beg Rizaj varroset në Gllogjan të Deçanit ndërsa varrimi i Dëshmorëve tjerë të Kumanovës, nesër në ora 17:00

Beg Rizaj varroset në Gllogjan të Deçanit ndërsa varrimi i Dëshmorëve tjerë të Kumanovës, nesër në ora 17:00

Beg Rizaj varrimi i tijNë Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan janë bërë homazhet në nderim të të rënit në Kumanovë, Beg Rizaj. Para arkivolit të tij të mbuluar me flamurin kombëtar kanë bëjnë roje nderi bashkëqytetarë të tij të veshur me uniforma të UÇK-së. Përveç qytetarëve të shumtë homazhe kanë bërë edhe disa nga deputetët e AAK-së por jo edhe lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Beg Rizaj u varros në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan. Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një takim të përbashkët me familjarët të shtunën kishin vendosur që Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë. Ndërkohë, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë. Gërxhaliu nuk ka dhënë detaje mbi rezultatet, por ka thënë se ato do t’i dorëzohen Prokurorisë, ashtu siç parashihet me standardet operative mjekoligjore. Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë, janë sjellë në Kosovë, të premten në mëngjes.

Dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, nesër në ora 17:00.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë për KosovaPress se nesër nga ora 14:00 deri në 15:30, do të bëhen homazhe në ndërtesën e Pallatit të Rinisë, ndërsa në orën 15:30, do të mbahet një mbledhje komemorative, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve në orën 17:00.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të dëshmorëve të rënë në Betejën e Kumanovës, Mirsad Ndreca dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë nesër homazhe duke filluar nga ora 09:00, në foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:00 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrë të organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit./Kosovapress/

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch