Home » Lajme » Behgjet Pacolli: Pres që shumë shpejt, Maqedonia e Veriut, të lirojë Tomor Morinën

Behgjet Pacolli: Pres që shumë shpejt, Maqedonia e Veriut, të lirojë Tomor Morinën

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Kosova është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Maqedoni dhe pret lirimin e shpejtë të Morinës, teksa ka shtuar se këto urdhër-arreste nga Serbia s’kanë as kuptim e as bazë ligjore.

Ai po ashtu ka thënë se urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike.

Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij.
Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch